Categories Lajme

Vuçiç: s’e njoh Kosovën pa kompromis

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se është i gatshëm të ulet dhe të diskutojë për çdo lloj kompromisi për të zgjidhur çështjen e Kosovës, ndërsa shtoi se për të kërcyer tango, nevojiten dy persona. “Jemi gati për bisedime dhe për zgjidhje të vështira, sepse nuk ka zgjidhje të lehta”, është shprehur lideri serb. “Ndryshe prej tyre, unë s’mund të luaj me lojën e hedhjes së fajit. Në Prishtinë duhet ta kuptojnë se vetëm kompromisi është zgjidhje ndryshe edhe sikur të marrin një çekiç dhe të më godasin në kokë, nuk do të ketë njohje të pavarësisë me forcë”, ka thënë Vuçiç për mediat në Serbi.

I pyetur se kush e ka propozuar idenë për të emërtuar Liqenin e Ujmanit me emrin e presidentit amerikan, Donald Trump ai tha se kjo ka ardhur nga serbët e Kosovës. “Qytetarët tanë në Kosovë e duan Trump. Si ka mundësi që askush nuk e kupton këtë, ata kanë kaluar periudhën më të keqe gjatë administratës së kaluar.Çfarë mendoni se do të ulemi në gjunjë para atyre që na kanë bombarduar? S’do ta bëjmë dhe nuk më vjen turp ta them këtë”, u shpreh Vuçiç. Lideri serb ka shprehur edhe njëherë mirënjohje për Trump duke thënë se ishte i bindur që Presidenti amerikan do të vizitonte Serbinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME