Categories Lajme

Vula e PD dhe Basha/ Zbulohet ç’tha Berisha me dyer të mbyllura

Partia Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha mblodhi këtë të premte në mbrëmje Këshillin Kombëtar. Ish-kryeministri mbajti fillimisht nje fjale 40-minutëshe ku thelbi ishte se “zgjedhjet lokale të 14 majit ishin të manipuluara dhe rezultati nuk do të njihet”. Por me largimin e mediave, në pjesë me dyer të mbyllura Berisha mësohet të ketë dhënë edhe disa porosi. Mediat raportojnë se Berisha është shprehur i vendosur për të mos bashkëpunuar më me Lulzim Bashën.

“Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me grupin e Lulzim Bashës. Duhet të bëjmë gjithçka për t’u ngritur në protesta. Zgjedhje me Ramën nuk ka”, – mësohet të ketë thënë Berisha. Ai u ka thënë anëtarëve të Këshillit Kombëtar se “para zgjedhjeve të 14 majit, Taulant Balla i ka dërguar Enkelejd Alibeajt një listë me mbi 600 kandidatë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ai që e ka kundërshtuar ka qenë Gazment Bardhi”. Sipas Berishës në Partinë Demokratike janë të gjithë të mirëpritur, përveç Lulzim Bashës dhe Enklejd Alibeajt .

Më tej ai është shprehur kundër ideve për ndryshimin e emrit të partisë meqë Basha po mban logon e PD-së zyrtare. Sipas Berishës kjo do t‘u hiqte identitetin dhe do t’i përgjysmonte.

“Ka diskutime për të ndryshuar emrin e partisë. Nëse PD-ja do ndryshojë emrin do të thotë se heq dorë nga identiteti. Ne nuk duhet të ndryshojmë emrin si një diktim që vjen nga kundërshtari. Nëse kjo ndodh, shanset janë të përgjysmohemi” – mësohet të ketë thënë Berisha. Më tej ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me parti të tjera.

“Duhet të shohim mundësinë e koalicioneve. Në 70% të rasteve, PD ashtu ka hyrë në zgjedhje”, – mësohet se ka thënë Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME