Categories Bota, Sport

Wayne Rooney sërish në telashe, gjendet dhe gjobitet në SHBA

Wayne Rooney vazhdon të ketë probleme me alkoolin. Futbollisti anglez më 16 dhjetor u arrestua nga policia në aeroportin e washington-it në SHBA. “Daily Mail” raporton se ish-sulmuesi i Manchester United është arrestuar për prishje të qetësisë publike, ndërsa ka qenë në gjendje të dehur. Lajmi u bë i ditur nga policia vetëm ditën e sotme. Sulmuesi i D.C. United po kthehej nga Arabia Saudite ku kishte shkruar për një event. Një zëdhënës i policisë ka konfirmuar ngjarjen, duke bërë të ditur se Rooney u arrestua nga policia në aeroportin e Uashingtonit, ndërsa më vonë është lënë i lirë pasi ka paguar një gjobë prej 116 dollarësh. Tashmë, seanca gjyqësore për yllin e futbollit anglez do të mbahet më 24 janar.

Kjo nuk është hera e para që Rooney ka problem me policinë për shkak të alkoolit. Ai u arrestua edhe në shtator të 2017 në Cheshire të Anglisë teksa ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Kujtojmë që në qershor të 2018, ai u bë pjesë e DC United, me të cilët nënshkroi një kontratë 3 vjeçare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME