Categories Sport

Werder në vështirësi, Altin Lala jep lajmin e madh për Milot Rashicën

Milot Rashica është duke kaluar një sezon fantastik me ekipin e Werder Bremen këtë sezon. Edhe pse mesfushori me tipare sulmuese është një garanci në repartin e avancuar me gola dhe asist Werder rrezikon ndjeshëm rënien nga Bundesliga.

Në këto kushte ekipi gjerman do të jetë e detyruar të shesë “yjet” e saj, për të mbijetuar ekonomikisht. Ndoshta lojtari më i shtrenjtë te Bremeni është Milot Rashica, menaxheri i të cilit, Altin Lala, konfirmoi bisedimet me disa skuadra. “Ylli” i Kosovës nga vlerësohet nga “transfermarkt.de” 35 milionë euro.

“Ka palë të interesuara dhe ka pasur edhe diskutime, Duhet të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët” – theksoi Lala. Një transferim i Rashicës, kontrata e të cilit në Bremen zgjat deri në vitin 2022, mund të sjellë shumë para për skuadrën veriore. Sidoqoftë, Lala nuk i zbuloi emrat e skuadrave që duan Rashicën.

Eksperti i Sky, Dietmar Hamann, kohët e fundit i rekomandoi Bayernit të blinte të Rashicën në vend të “yllit” të Manchester City, Leroy Sané: “Nëse do të donit të merrnit një lojtar, mund të shikoni te Bremeni. Rashica sigurisht që do të ishte një opsion më i lirë (se Sane)”, – tha Hamann.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME