Xhafer Cerova ka de.noncuar për Vlora News, se është shkarkuar pa drejtësisht nga puna me firmën e Ardi Veliut. Ai ka deklaruar se Veliu nuk ka marrë parasysh vendimet e gjykatës, që sipas tij tregojnë se nuk ka shpërdoruar detyrën në ngjarjen e janarit 2015, ku u kapën disa 3500 litra karburant në zonën e Triportit në Vlorë. Për më shumë, Ish Nën Komisari ka marrë kër.cënime, si në drejtim të personit të tij, po dhe të familjes, fill pas largimit nga detyra dhe denoncimit që ai ka bërë në disa portale dhe media. Rasti më i freskët ka ndodhur mbrëmjen e premte dt 29.08.2019. kur djali i tij 17 vjecar me iniciale , B. C, ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi me bicikletë,Një automjet e ka ndjekur nga pas, kur i është afruar ,i ka fol në emrin e babait të tij, pasi djali nuk qëndroj makina e ka go.ditur duke e dëmtuar rë.ndë në disa pjesë të trupit, në gjymtyrë dhe në pjesën e brinjës .Nga frika 17 vjecari ka lënë bicikletën në rrugë dhe ka ikur me vrap në drejtim të shtëpisë, ku më pas është mjekuar në ambjentet e ambulancës. Kjo është gjëja më e vogël që po i ndodh familjes së Nën komisarit Cerova , e cila dita ditës po merr kë.rcënime për shkak të ish funksionit të tij që ka pasur në policinë kufitare.
Xhafer Cerova, ish-punonjësi i Policisë Kufitare në Vlorë, me gradë nën-komisar denoncon për Vlora News se është shkarkuar padrejtësisht nga detyra, edhe pse sipas tij Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë dalë në përfundimin se ai nuk ka shpërdoruar detyrën. Cerova deklaron se bëhet fjalë për kapjen e një fugoni me 3500 litra karburant në janar të 2015, ku u ngrit akuza se kjo lëndë kishte dalë nga pika kufitare e Triportit Vlorë, ku ai mbante detyrën si përgjegjës turni, me gradën nën-komisar. Por ai sqaron se gjykata ka dalë në përfundimin se sasia e karburantit që u kap në mjetin furgon, pjesë e një peshkarexhe, duke iu referuar analizave të kryera nuk ka qenë e njëjtë me atë që ndodhej në pikën kufitare. Sipas tij në këtë mënyrë rezulton se ai është i pafajshëm nga kjo ngjarje. Cerova thekson se këto vendime nuk janë marrë parasysh nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili më 4 gusht ka firmosur urdhrin e lirimit për të. Ai shton se më 2015 është pezulluar për një muaj nga detyra por për mungesë provash ai ka vijuar sërish punën. Në komunikim me Vlora News ai shprehet se, ndihet i tronditur dhe i kër.cënuar pasi ka më shumë se 10 vite që lufton me kr.imin e organizuar , dhe kont.rabandistët.




