Categories Lajme

Xhaxhai deshi ta trafikonte 6 vite më parë, gjendet 23-vjeçarja: Nuk ua fal…

Zogë Myrtaj, adoleshentja që humbi kontaktet me familjen e saj në shtator të vitit 2013 nga qyteti i Shkodrës është gjetur nga emisioni “Pa gjurmë”. Familja Myrtaj ka 5 fëmijë, dhe Zoga, është vajza e madhe e tyre. Kohën më të madhe  familjarët e kalonin në Bjeshkë për shkak se atje, nxinin mjaftueshëm të ardhura. Zoga vendosi që pas shumë kohësh në Bjeshkë, të kthehej për një vizitë në familjen e xhaxhait të saj Ymer Myrtaj, në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si Ura e shtrenjtë.

Por kur ka shkuar vëllai i saj ta marrë, familja e xhaxhait i ka thënë se vajza nuk ishte me ta dhe nuk e dinin se ku ndodhej. Vajza e xhaxhait kishte treguar se kishte qenë babai i saj, pra xhaxhai i Zogës që e kishte rrahur mbesën dhe e kishte lënë pa ngrënë. Por sot Zoga thotë se nuk do t’ia falë kurrë familjes së saj që nuk e kanë kërkuar gjithë këto vite. Ajo thotë se xhaxhai tentoi ta tra.fikonte dhe familja e saj mban kontakte me xhaxhanë,e për këtë arsye ajo nuk do t’i shohë me sy. Vajza thotë se gjendet në Tel Aviv, Izrael dhe është martuar e ka krijuar familje.

“Ka shumë arsye pse nuk kontaktoj me familjen. Nuk dua të flas me ata fare. Kur nuk janë interesuar kur jam larguar të mos interesohem sa të jem gjallë. Unë kam familjen time, kam krijuar familjen time. Nuk i fal se nuk më kanë kërkuar që nga dita kur kam dalë nga shtëpia. Nuk më kanë marrë në telefon. Nuk dua të flas për të kaluarën. Xhaxhai ka dashur të më trafikojë e ata vazhdojne te kene hyrje-dalje. Dhe ma thote ne emision qe vazhdojme te shkojme tek xhaxhai. Të mos më kërkojnë më. Jam e martuar. Ata e dinë shumë mirë se unë nuk jam e humbur. Do ta mendoj njëherë. Nuk më kanë kërkuar që nga momenti kur kam ikur nga shtëpia. As më kanë shkolluar, as më kanë edukuar. Ata flisnin me xhaxhain. Çfarë janë këto gjëra. Qeshin me atë. Për mua nuk janë gjëra të falshme. Unë nuk jam fëmijë. Nuk mund të pranojë troç ajo që ne flasim me xhaxhanë. Unë do e kisha fal por të mos e kishte thënë atë. Është shumë e vështirë të falësh. Se kështu vrit.en njerëzit, vëllanë në burg, gocën e humbur e vazhdojne te flasin me te. Nuk dua të ma përmendin xhaxhanë se do ia mbyll telefonin”, tregon Zoga.

Nëna e saj i bën apel që të mbajë kontaktet me motrën dhe vëllanë, dhe me dhembshuri nuk i mban inat që vajza tashmë nuk do të ketë asnjë komunikim me të. “Është gabim moshë e re. Pse nuk përpiqet me nënën që e ka rritur dhe as i kam bërtitur asnjëherë. A ke ndërmend me fol me motrën dhe vëllanë, mirë nënën, por me ata.  Të marrsha të ligat”, thotë nëna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME