Categories Lajme

Xhelal Mziu e braktisi, Berisha pritet me daulle në Kamëz

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme e çoi “Foltoren” në Kamëz. Lideri historik i PD-së i shoqëruar nga deputeti i zgjedhur në këtë zonë, Flamur Noka, ish-zyrtari i lartë i policisë së shtetit në kohën e qeverisjes së tij, Erzen Breçani, funksionarë të degës, por edhe ish-funksionarë është pritur nga simpatizantët demokratë me daulle, këngë dhe valle. Ashtu sikur pritej në takim nuk ishte i pranishëm ish-kryetari i bashkisë Xhelal Mziu, që në 25 Prill ishte drejtues politik i PD-së në Dibër, ku po ashtu mungoi në “Foltore” që u zhvillua atje pak ditë më parë.

“Cilido që do që të prekë sakrificën njerëzore, të shohë përmasat e saj madhështore, e këshilloj të vijë në Kamëz dhe Paskuqan. Foltorja është mision i dytë i madh në 30 vitet e fundit. Ndërsa ju demokratët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë jeni misionarët e saj” tha ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga foltorja me demokratët në Kamëz se kryeministri Edi Rama ka dërguar në parlament ligjin që i hap rrugë trafikimit të fëmijëve nëpërmjet adoptimit. Ai u shpreh se nuk është kundër adoptimeve, por në kushtet ku është Shqipëria sot, ligji është de facto për trafikimin e fëmijëve.

“Ne i besojmë familjes si themel i gjitha themeleve të shoqërisë. Edvin Kristaq Rama futi në shkollë platformën e numërimit të prindërve. Sikur të ishte matrikullim, vetëm e vetëm për të shuar shenjtërinë e familjes sonë.

Tani ka çuar në parlament ligjin për t’i hapur rrugë trafikimit të fëmijëve nëpërmjet adaptimit. Nuk kam asgjë kundër adoptimeve, mbështes, nderoj ata prindër që adaptojnë fëmijë, por t’i besosh fëmijën atij që është krejt i vetëm në kushtet kur je shtet narkotrafiqesh e bën atë vetëm për t’i bërë objekt trafikimi dhe sot fëmijët shqiptarë janë më të dëmtuar, më të mjeruar të Europës.

Save the Children ka publikuar këto kohë studimin e tij ku tregon se fëmijët në Shqipëri janë 2 herë më të kërcënuar se sa fëmijët shqiptarë në Kosovë, nuk po flas për vende të tjera. Tregon se 50% e fëmijëve shqiptarë përballen me kushte shumë të vështira. Ky tani që vetëm shqiptar nuk është do të na miratojë ligjin, absolutisht de facto të trafikimit të fëmijëve”, tha Berisha.

Duke iu drejtuar demokratëve lideri historik i PD-së tha se, “Ne jemi këtu për t’u zotuar se në Shqipëri do të ngrihet një forcë konservatore, PD më e fuqishme se kurrë në 30 vite”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME