Categories Lajme

Xhemal Loka ushtron dhunë ndaj bashkëshortes së tij të ndjerë, Bedrie Loka, “T’i shk****ej rrobt…”- Publikohet videoja

Në këtë video të siguruar nga Gazeta Panorama Online duket momenti kur mes çiftit zhvillohet një debat i ashpër.

“T’i q.. robt, ti shk****ej robt mu në vorr! A dëgjove oj Bedrie”, dëgjohet ti thotë Xhemal Loka gruas së tij.

Në video Xhemal Loka shihet në këmbë, i përkulur me gishtin drejtuar nga bashkëshorja, që ndodhet e ulur në divan dhe djali i tyre ndodhet në mes, duke mbajtur të atin që të mos i afrohet nënës.

Nderkohe djali i vogël i çiftit, i cili ka filmuar momentet e dhunës i ka treguar prokurorisë se videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar.

“Ato gjithmone ziheshin me njëri tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “une kam një telefon “Samsung”… dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici… e ka marrë babi… dhe ka thënë që është i veti” ka thënë ai për prokurorinë.

Vetë Xhemal Loka, në seancë gjyqësore, mohoi që ta kishte dhunuar Bedrie Lokën. Për 45-vjeçarin gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME