Categories Lajme

Xhemi Shehu flet për bashkëshortin e saj “misterioz”

Nisur nga fakti që jetën private e mban shumë hermetike, kurioziteti është i madh për moderatoren Xhemi Shehu. Ajo nuk flet pothuajse asnjëherë për bashkëshortin dhe nuk e poston në rrjetet sociale dhe kjo sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e saj.

Kështu së fundmi në ndjekës i ka vënë në dukje Xhemit, gjatë një ‘ask me a question’, se nuk kurrë për bashkëshortin e saj. Moderatorja i është përgjigjur duke shkruar se ai nuk preferon të jetë një person publik dhe ajo e respekton zgjedhjen e tij.

“Nuk ka rrjete sociale, prandaj respektoj zgjedhjen e tij. Gjithsesi është njeri, baba dhe bashkëshort shumë i mirë. Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë”, shkruan Xhemi.

Xhemi Shehu flet për bashkëshortin e saj "misterioz"

Xhemi është një prej moderatoreve shqiptare më diskrete përsa i përket jetës së saj private. Ajo ka preferuar që bashkëshortin e saj, Elvisin ta mbajë larg vëmendjes publike dhe asnjëherë nuk ka publikuar në rrjetet sociale foto së bashku me të.

Bashkëshortin e Xhemit e njohim vetëm nëpërmjet fotove të kapura nga paparacët, gjatë pjesëmarrjes së tyre në evente të ndryshme publike vite më parë.

Duke qenë se ka profil të ulët në publik, për Elvisin dihet vetëm që është biznesmen. Ai është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njërës dorë.

Ata kanë dy djem, Gabrielin dhe Martinin që rrallë i shohim në profilet e Xhemit në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME