Categories Showbiz

Xhensila Myrtezaj reagon përmes një postimi për 11-vjeçarin shqiptar të zhdukur në kampet e Sirisë

Rasti i Alvin Berishës është një nga historitë e trishta dhe më të komentuara të momentit në Shqipëri, sidomos pasi reportazhi për të u bë publik në emisionin investigativ “Le Iene” në Itali. Djaloshi është rrëmbyer nga e ëma pesë vite më parë, për t’u larguar drejt kampeve siriane e për t’u bashkuar me Isis. Ka qenë i ati i tij, Afrim Berisha i cili përmes emisionit “Le Iene” ka gjetur të birin në Siri, por fatkeqësia qëndron në faktin se ai nuk mundet dot të bashkohet me të birin 11-vjeçar, për sa kohë ky i fundit nuk disponon dokumenta italiane. Vetëm një delegacion zyrtar shqiptar mund ta nxjerrë Alvinin e vogël nga kampi sirian dhe ta kthejë atë pranë të atit në Itali.

Historia e bujshme është prekur edhe dje gjatë konferencës për shtyp që kryeministri i vendit Edi Rama dha për mediat pas “JO”-së së Këshillit të Europës për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. I pyetur gjatë konferencës nga një gazetare lidhur me çështjen e Alvinit 11-vjeçar që gjendet ende në kampet e Sirisë, kryeministri u shpreh se ishte në dijeni të kësaj ngjarjeje, ka folur me të atin e djaloshit dhe po bëhet gjithçka për të mundësuar kthimin e tij në Itali dhe bashkimin me të atin. Por, informacionet dhe detajet janë tepër konfidenciale cilësoi kryeministri përsa kohë kemi të bëjmë me një çështje me ndjeshmëri të lartë publike Kanë qenë të shumtë personazhet publik që i janë bashkuar nismës për krijimin e mundësisë së artë të bashkimit të Alvinit të vogël me të atin. Përmes postimesh të ndryshme në rrjetet sociale, ata kanë zbuluar anën tjetër të ndjeshmërisë dhe atë aspektin njerëzor që jo gjithnjë e shfaqin në publik. Mes tyre, edhe këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj. Duket se ajo është prekur mjaftueshëm nga kjo ngjarje e rëndë dhe përmes një postimi të fundit në Instagram ka shprehur gjendjen dhe mendimin e saj lidhur me ngjarjen e trishtë.

“Të gjithë ata që kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, duhet të falënderojnë  @redazioneiene, kushdo qoftë që ka pasur në dorë të bëjë diçka dhe nuk e ka bërë, ose kushdo që ka në dorë të bëjë diçka dhe nuk e bën, Zoti i paftë”! Sigurisht, është një postim me ndjeshmëri të lartë, që dukshëm tregon pikëllimin e këngëtares, që me siguri edhe nga pozitat e nënës nuk mund të qëndronte duarkryq përpara një historie që po bën xhiron e medias botërore dhe asaj shqiptare!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME