Categories Showbiz

Xhensila rrëfehet mes lotësh: Pashë nënën të therej nga babai im se kërkoi divorcin kur une isha 6 vjeçe !

Xhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë për divorcin e saj nga Bes Kallaku dhe njëkohësisht divorcin e prindërve të saj, kur ajo ishte 6 vjeçe sa është sot vajza e saj, Ajka. Xhensila tregon sekretin e dhimbshëm që ka ruajtur prej vitesh, çasti kur babai plagosi 7 herë me thikë të ëmën sepse ajo kërkoi të divorcohej nga ai. E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në sytë e Xhensilës.

“Për ironi të fatit unë kam qenë 6 vjeçe kur u ndanë prindërit e mi, sa Ajka sot. Unë e mbaj mend periudhën e divorcit të prindërve të mi. Është një periudhë e tmerrshme e jetës sime. Unë e dua shumë nënën time, por edhe e gjykoj që nuk pati mundësinë që t’i jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që panë sytë e mi. Im at nuk e pranoi divorcin nga ime më. Mamaja ime ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika dhe humbi njërën dorë.

E gjitha kjo ndodhi para syve të mi. Kam parë nënën time teksa therej sepse kërkoi divorcin. Edhe unë e kam ruajtur shumë këtë sekret sepse nuk dua ta lëndoj babanë. Ai është penduar shumë për atë veprim, sepse nuk ka qenë në dijeni se çfarë po bënte ngaqë ishte nën efektin e alkoolit. Por nëna ime e ka falur. Ai është babai im dhe këtë gjë nuk e ndryshon asgjë në botë.

Kur babai im qe në burg, ishte bërë divorci, nëna ime më mori dhe më çoi në burg të takoj babanë. Ajo ndiente keqardhje për babanë tim, edhe pse ai e masakroi. Por kështu jemi ne femrat, mbulojmë tjetrin, falim, për hir të fëmijëve, por edhe për të pastruar shpirtin.”, tregoi Xhensila në “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME