Categories Lajme

Xhoni, Vlashi dhe Muli, treshja që i jep jetë Parkut të Karavastasë (Video)

Pamje të rralla vijnë nga Parku i Karavastasë. Bëhet fjalë për një marrëdhënie të veçantë mes Pelikanit të njohur, Xhonit, gomarit te “biresuar” se fundmi dhe i pagëzuar “Muli”, si dhe pelikanit tjetër, Vlashit.

Në videot e publikuar nga Ardian Koçi, Drejtori i Parkut të Karavastasë, duken pelikani Xhoni dhe pelikani Vlashi, që i qëndrojnë pranë gomarit te semure Muli.

Xhoni, Vlashi dhe Muli, kanë të tre histori të veçanta. Në vitin 2016, rojet e Parkut e gjetën Xhonin të plagosur, ku edhe pas kurimit, ai nuk mundit që të rifitojë aftësinë për të fluturuar. Edhe pelikani Vlashi është shpëtuar nga rojet e Parkut të Karavastasë, ku pas shërimit ai arriti të fluturojë, e si mirënjohje, pelikani qëndron herë pas herë në këtë park.

Një histori krejt e veçantë është edhe për gomarin, Mulin, i cili u është dhuruar rojeve të parkut nga një 80-vjeçar, pasi nuk kishte më mundësi që të kujdesej për të. Por, ajo që vihet re, përveç pasionit të rojeve të parkut për tu përkujdesur për to, është edhe marrëdhënie mes tyre, ku herë pas herë qëndrojnë bashkë, sidomos ne ditet, kur Muli nuk ndjehet mire me shendet.

Tre kafshet ne oborrin e Drejtorise se Parkut te Karavastase jane bere nje stacion i jashtezakonshem ndalimi per femije te moshave te ndryshem, por edhe per te rritur te dashuruar pas kafsheve dhe natyres.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME