Categories Kulture

“Zâ Fest” nis sot në Theth, Soreca: Rrugës drejt Thethit, ngjyra të mahnitshme të liqenit dhe peizazhe të mrekullueshme

Natyra mahnitëse e Thethit do të mirëpres sot nisjen e festivalit “ZA Fest” 2019. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca pasi ka ftuar të apasionuarit e natyrës dhe muzikës  të bashkohen në Theth në Alpet shqiptare, sot ai është nisur me traget nga Komani në Fierzë, për t’ju bashkuar këtij eventi interesant.

“Në traget nga Komani në Fierzë, rrugës për në Theth për ZA Fest 2019, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Ngjyra të mahnitshme të liqenit dhe peizazhe të mrekullueshme. Një thesar që duhet ruajtur. Bashkohuni me ne në ZA Fest nga 2-4 gusht”, shprehet Soreca .

Në këtë edicion të tretë në këtë festival do marrin pjesë artistë të njohur shqiptarë, por dhe të huaj, që për tri netë do të jenë para publikut. Elina Dunit, Piers Faccini, Vlashent Sata, Arben Bajraktaraj, Bob Berkey, Agona Shporta dhe Don’t listen to your Neighbors janë pjesë e festivalit.

Gjithashtu aktivitete të tjera si hiking, joga, panair kulinarie, kinema verore, tregime e legjenda dhe biseda e hapur “Logu i Za Fest” do jenë pjesë e këtij aktiviteti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME