Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë pl.agosur, pas shp.ërthimit të një bo.mbe në qytetin Chaman të Pakistanit.
Policia tha se bo.mba ishte vendosur në një motoçikletë e cila ishte parkuar jashtë zyrës së një partie fetare në qytetin Chaman, që gjendet në afërsi të kufirit me Pakistanit.
Zyrtarët thanë se bomba është shpërthyer me telekomandë kur lideri i partisë Ulema-e-Islam, Maulana Mohammad Hanif, ishte duke dalë nga zyret e partisë së tij. Hanif dhe dy burra të tjerë mbetën të vd.ekur nga shpërthimi, shkruan Rel.
Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shp.ërthim.
