Categories Lajme

Zbardhen përgjimet e Elsa Lilës: Na duhet një i besuar në shtet, si në Shqipëri

Përgjimet e këngëtares Elsa Lila me anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës në Itali janë zbardhur nga mediet italiane. Lila  dyshohet se ishte menaxherja e grupit dhe detyra e saj ishte të merrej me financat dhe lekët që fitonin nga aktiviteti i paligjshëm. Grupi përdorte celularë të koduar për të mos u përgjuar.

Numri i personave të përfshirë dyshohet se ka qenë më i lartë, pasi në një dëshmi të personave të përfshirë thuhet se: “Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”.Mediet italiane  kanë publikuar edhe disa pjesë nga përgjimet e bëra nga prokuroria italiane.

“Si mund të gjesh një shok brenda aparatit shtetëror?”, thotë  një i përgjuar në telefon.

Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Në një rast më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin. Sepse këtu si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”, ka thënë Lila në përgjime. Veç Elsa Lilës, në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë, përfshirë boksierin Petrit Bardhi, i njohur si “Titi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME