Categories Lajme

Zbardhen përgjimet, kush janë 32 policët e vënë në pranga në Morinë

15 punonjës policie janë lënë në burg nga gjykata, 1 është shpallur në kërkim, 12 policë u lanë në “arrest shtëpie” ndërsa 4 u pezulluan nga detyra si rezultat i një operacioni të SPAK dhe AMP në Policinë e Pikës Kufitare të Morinës.

Ata akuzohen se merrnin ryshfet nga qytetarë të ndryshëm për të lejuar kalimin e paligjshëm në kufi dhe kontrabandën e mallrave.

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mundur që të zbardhë pjesë nga përgjimet ndaj policëve.

Halimi: He mik Fatriu: A të thirri.

Halimi: Jo, hala jo.

Fatriu: Se ika me hëngër një pilaf thashë, qe ti kallzojsh

Halimi: Sa ndalesh?

Fatriu: Po aq dhjetë minuta se…(nuk kuptohet qarë)

Një tjetër bisedë

Halimi: Ka mbaru punë ai shoki….

Fatriu: Jo bre vallaj

Halimi: Po vallaj… E marr ne telefon un q’tash, thash kur të afrohesh, se ja çova numrin tand, emrin… Edhe…..

Fatriu: Ee

Halimi: Për besë, për besë tha, kam kenë në zbritje të Kçirë tha, telefoni s bejke me thirr… Po unë të kom thirr dhjetë herë thashë bre… Unë jam agjent doganor tha, kam kry punë… Thash, a përmend gjë emra aty? Për kokë të djalit tha jo tha s’kam përmend emrin tand hiç, veç tha se sun u lidhëm me telefon. Unë thashë ta lo porosi, ta lo njërin aty bre… Edhe… (nuk kuptohet qartë) sun prita… Varja. Po veç kqyr në darke një herë… Mos u përmend gjo atyne se nuk del mirë me ju thonë, po…kqyr në darkë një herë, a po… (nuk kuptohet qartë) a jo

Fatriu: Tash sa…. (nuk kuptohet qarte) Hajt.

Halimi: Hajt. Shumë mos me rënë në sy jo kaloj, jo kush e ka kalu, se veç ashtu.. Fatriu: Jo, jo hajt…

Bisedë tjetër

Fatriu: A je kund bre?

Halimi: O mik, ç’e ne Lezhë vallaj jam, me dhëndër, me at (nuk kuptohet qarte) patentën. Ça bone ti?

Fatriu: Aa… Hiç vallaj, kesh tu dal e takova at legenin…Engillin (kështu dëgjohet), edhe

Halimi: Cilin?

Fatriu: Engillin, edhe… Erdh vetë bre….edhe si aj, tha u bofsh njeqind eursh. Jo or daj thash. Nuk o mirë qishtu thashë. I respektoi gjithë doganat e doganierët e u morr me ta e… Ku u’a q*va rropt. Shkova piva një kafe me të thash, qishtu nuk ban thash. Me mu thashë, kur morresh dyqind e pesëdhjetë veç thashë hajde, ndrysh thash, jo. Tash unë mirrem edhe me ato, edhe me këto, mirrem me ç’aq thashë…vete. A jo s’mundem tha, me njëqind e pesëdhjetë. Thashë, jo.

Halimi: Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq thu. Gjendja ka degjeneru prapë.. (nuk kuptohet qarte)…

Fatriu: Jo, njëqind e pesëdhejtë tha do me mbulu dhe doganiert or ti….Jo or ti thash…

Ndërkohë gazetari Bajraktaraj ka siguruar edhe emrat e policëve të arrestuar nga SPAK.

1.Laert Sulo

2.Ani Hoxholli

3.Emilton Asllanaj

4.Halim Shehu

5.Arben Kastrati

6.Arjan Sokoli

7.Dashnor Braha

8.Elidjana Toçila

9.Endrit Uka

10.Fatri Iseberi

11.Bedri Duraku

12.Avni Tershalla

13.Arben Goçi

14.Reni Dokolli

15.Shpëtim Cenaj

16.Atli Jashari

17.Klevis Salkurti

18.Muhamet Cengu

19.Rezarta Lako

20.Vehbi Nerguti

21.Vojsava Selmani

22.Xhuliana Maksutaj

23.Fatri Braha

24.Arta Rredhaj

25.Gezim Duraku

26.Haqif Halilaj.

27.Kapllan Dogjani

28.Mimoza Shahinaj (Ismailaj).

29.Xhaferr Elezi

30.Sazan Ibra

31.Sule Onuzi

32.Urim Lami (Elezi).

Sipas SPAK, janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë për shmangie të sistemit TIMS të personave që kishin probleme me ligjin, favorizim të persona që trafikonin automjete apo sende të tjera të paligjshme. Hetimet zgjatën rreth 1 vit.

Policët shqiptarë duket se bashkëpunonin me kolegët e tyre të Kosovës ku gjithashtu janë arrestuar 26 zyrtarë policorë të akuzuar marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME