Categories Lajme

Zbardhen përgjimet, polici po hidhte valle në Shkozë, si i kërkoi kolegut të gënjente: Thuaj s’pashë gjë!

Zbardhet dosja e Prokurorisë me përgjime, që fundosi punonjësit e policisë, të cilët lejonin dasmat dhe aktivitetet pas orës policore. Sipas gazetares Klodiana Lala, në përgjimet e mëposhtme tregohet se si polici i Tiranës lejon dasmën, duke iu kërkuar kolegëve të thonë se nuk panë gjë. Në përgjime del se ka qenë pikërisht polici i arrestuar Durim Muraj, i cili iu ka kërkuar kolegëve të tyre që të shkelin detyrën dhe të mos reagojnë për një dasmë, ku ai vetë ishte pjesëmarrës.

“Punonjësi i policisë, Arjan Balla, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin Nr. 1., në datën 14.08.2021, rreth orës 00:40, është njoftuar nga salla operative që së bashku me kolegun Jashar Shehu, të kryente një verifikim në lagjen Shkozë, pasi kishte ardhur një telefonatë në sallën operative se te firma X kishte valle, muzikë të lartë dhe po shqetësoheshin banorët jashtë orarit policor. Arjan Balla lajmëron sallën operative se telefonata ishte e rreme.

E njëjta situatë përsëritet në orën 01:15 dhe 01:20, ku përsëri punonjësit e policisë, të cilët shkojnë në vend, raportojnë në sallën operative se telefonata ishte e rreme.

Në përgjimet e shtetasit Durim Muraj është fiksuar komunikimi i Arjan Ballës me Durim Murjan, ku rezulton se Durim Murja ishte pjesëtar i dasmës, objekt ankese, në sallën operative, dhe ju kërkon kolegëve të tij që të mos ua ndërpresin dasmën edhe për njëfarë kohe.

Në bisedë Arjan Balla shprehet i shqetësuar për ankesat në sallën operative, duke përcaktuar kështu dijeninë e tij të plotë për të vërtetën, duke vërtetuar se raportimi i tij në sallë për telefonata të rreme është e pavërtetë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Nisur nga shkeljet e vazhdueshme në fjalë, Prokuroria lëshoi urdhër arresti për efektivët e policisë:

Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Ndërkohë, Matilda Hamolli, pjesë e patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, ndodhet në arrest shtëpie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME