Categories Lajme

Greqi,Të shumëkërkuar për një sërë krimesh, kapen 3 shqiptarët në Angli (EMRAT+DETAJET)

Britania e Madhe krahas personave që kërkohen nga drejtësia shqiptare, italiane dhe belge po përdoret si vend-fshehje edhe për shqiptarët që kanë kryer krime në Greqi.

Top Channel nga gjykata e ekstradimeve “City of Westminster Magistrate Court” mëson se për qëllim ekstradimi në Greqi janë arrestuar tre shtetas shqiptarë. Të dhënat e kësaj gjykate tregojnë se Florjan HYSA është prangosur për llogari të shtetit Helen për trafik droge. Ai kishte pak muaj që kishte mbërritur në Angli për tu fshehur.

Fatjon SOTIRI është një tjetër shqiptarë i prangosur në Londër pasi kërkohet nga drejtësia greke për grabitje me armë dhe posedim të materialeve kriminale.

Prej një viti në burgjet angleze mbahet Andjus NELI i cili është përballur me disa seanca gjyqësore ektradimi kërkuar nga Greqia. Neli akuzohet si pjesë e një grupi shqiptarësh tashmë të arrestuar në Selanik për vrasjen enjë të riu grek.

Sipas të dhënave që publikon “City of Westminster Magistrate Court”, përpara kësaj gjykate janë shtuar rastet e shtetasve shqiptarë të arrestuar në qytete të ndryshme të Anglisë, si pasojë e urdhër arresteve lëshuar nga vende të ndryshme europiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME