Categories Lajme

Zbardhet axhenda/ Sassol-i sot në Tiranë, pas takimeve, fjalim në Kuvend

Mbërrin sot në Shqipëri Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri që nga marrja e kësaj detyre vitin e shkuar, Sassoli pritet të ketë një axhendë të ngjeshur me takime me të gjithë krerët e shtetit shqiptar.

Me të mbërritur në Tiranë në orët e para të mëngjesit, Sassoli do të zhvillojë një takim me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.

Pas këtij takimi, Soreca do të zhvillojë një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Rama. Me kreun e qeverisë, Sassoli ka parashikuar edhe një konferencë për shtyp.

Pas këtij takimi, axhenda e kryeparlamentarit të PE-së në Tiranë do të vijojë me homologun e tij, Gramoz Ruçi. Më pas, David Sassoli ka të programuar edhe një fjalë përshëndetëse përballë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Në fund të ditës së sotme, kreu i Parlamentit Europian ka të planifikuar edhe një takim me kreun e shtetit, Ilir Meta. Sakaq, në ditën e nesërme Sassoli pritet të takohet me krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Vizitën e tij pritet ta përmbyllë me një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pas këtij takimi, në orën 12:30 të ditës së martë, Sassoli do të zhvillojë një takim me stafin e delegacionit të BE-së në Tiranë, në mjediset e “Shtëpia e Europës”. Vetë Sassoli, duke folur për këtë vizitë të tij në Tiranë, theksoi se vjen në një moment shumë të rëndësishëm për dy arsye.

Së pari, ai veçoi momentin që po kalon Shqipëria në përpjekje për t’u ringritur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pritshmëritë nga procesi i hapjes së negociatave.

Kjo vizitë e Sassolit vjen vetëm 2 javë para Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel. Vlen të theksojmë se Sassoli e kishte të planifikuar vizitën e tij në Shqipëri në fundin e muajit nëntor, por që u shty pikërisht për shkak të tërmetit.

Axhenda:

Më 3 shkurt

Në orën 11:00 takohet me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca

Në orën 11:30, takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, konferencë në orën 12:15

Në orën 14:45 takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare

Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare

Në orën 16:00 takim me Presidentin Ilir Meta.

Më 4 shkurtNë orën 10:45 takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në selinë e PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME