Categories Lajme

Zbardhet dëshmia e shoqes së dy ukrainaseve që u gjetën të vdekura në Tiranë: Njëra vuante nga zemra, tjetra nga epilepsia

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë u raportua në Tiranë ku dy shtetase nga Ukraina u gjetën të vdekura në një banesë në zonën e “Rrugës së Dibrës”. Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe u gjetën të pajeta nga shoqja e tyre e dhomës.

Ajo ka treguar në polici se kanë qenë të treja së bashku dhe se kanë konsumuar alkool, por dy të rejat kanë konsumuar edhe medikamente qetësuese.

Më tej ajo ka treguar se njëra prej tyre vuante nga zemra, dhe tjetra nga epilepsia. Sipas dëshmisë, ajo tregon se kur është zgjuar nga gjumi i ka gjetur të dyja shoqet pa jetë, dhe më pas ka njoftuar policinë.

“Antonian dhe Anastasian i kam shoqe. Erdhën në Shqipëri për pushime. Në mbrëmje nisëm të pimë alkool të treja. Vajzat kanë pirë edhe qetësues metadol dhe një medikament tjetër në formë tretësire që nuk e di çfarë ishte.

Kemi vijuar për disa orë të pimë me pas më zuri gjumi. Kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë. Nga sa informacione kam Antonia ka pasur probleme me zemrën ndërsa Anastasia ka vuajtur nga epilepsia”, ka dëshmuar ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME