Categories Lajme

Zbardhet padia e dy italianëve për Almën e videoskandalit të Gjicit: Bëri video dhe na kërkoi para

Alma Kaçi, vajza që xhirio videon erotike në zyrën e ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe që kërkoi një tender për sterilizimin e qenëve të rrugve, duket se ka perdorur të njëjtën skemë edhe me dy shtetas italianë, te cileve u ka marrë një shumë prej 10 mijë euro për t’i përdorur për strehimin e kafshëve.

Referuar proceverbalit të mbajtur më 6 korrik të vitit të kaluar në policinë e Durrësit, Alma Kaçi ka dhënë sqarime në lidhje me pretendimin e shtetasve italiane Pietro Cerri dhe Eugenoi Colombo se ajo iu ka marrë shumat e parave dhe nuk ua ka këthyer. Kaçi pretendon se është njohur me italianët nga një vajzë, pasi njëri prej tyre donte të adaptonte një qen pasi ajo ishte animaliste.

Por në deklarim thuhet se, Kaçi pretendon se shtetasi Eugenio Colombo ishte pedofil dhe për këtë filloi të investigonte. Në të njëjtën kohë ajo i ka marrë një shumë prej 3 mijë euro Colombos, për të blerë një sipërfaqe toke, por këtë shumë nuk ia ka kthyer.

40-vjeçarja thotë se pasi Colombo i dha paratë, i kërkoi në këmbim marrëdhenie seksuale, por ajo e rrefuzoi. Për shtetasin tjetër Pietro Cerri, Kaçi tha se i ka dhuruar 50 euro për qendrën e qenëve që ajo ka.

Ajo pranon se ka patur edhe lidhje me të, madje ka qëndruar 2 ditë në banesën e tij në Milano, por gjithçka ka qënë për invetigimin që ajo po kryente.

Kaçi pretendon se ka përfunduar studimet për inferimeri, shkenca politike e mardhënie ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë ka kryer një kurs për gazetari investigative në Tiranë. Në fund dy shtetasit italianë e kanë kallëzuar Kaçin për mashtrim në prokurorinë e Durrësit, e cila e ka cuar ceshtjen ne gjykate.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen tre automjete pranë Vasjarit në Tepelenë, disa të lënduar lehtë

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME