Categories Politike

Zbardhet telefonata e Erdogan me Macron

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike të martën në mbrëmje për herë të parë që kur nisën tensionet për mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor. Në një deklaratë, zyra e shtypit të presidencës turke njoftoi se gjatë bisedës Erdogan i tha Macron se Turqia mbron dialogun dhe bashkëpunimin për të zgjidhur problemet.

Në telefonatë, Erdogan tha se arsyeja për tensionet në Mesdheun Lindor është se aktorë të tjerë injorojnë të drejtat legjitime të Turqisë në rajon. Erdogan përsëriti se Turqia nuk cenon të drejtat e vendeve të tjera por nuk do të lejojë askënd të injorojë as të drejtat e saj. Ai shtoi se një zgjidhje mund të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit.

Erdogan gjithashtu i tha Macron se Turqia pret që Franca të shfaqë një qasje “të përgjegjshme dhe konstruktive” dhe se kanalet për konsultim dhe komunikim midis dy vendeve duhet të “vijojnë të funksionojnë vazhdimisht”, sipas deklaratës nga Ankaraja. Përveç Mesdheut Lindor, të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe, marrëdhëniet Turqi-BE dhe çështje të tjera rajonale.

Para telefonatës, një zyrtar presidencial francez tha se Macron do të riafirmojë pozicionin francez mbi tensionet midis anëtarëve të tjerë të NATO-s Turqi dhe Greqi pasi Ankaraja të rrisë aktivitetet e kërkimit të hidrokarbureve në det. Franca ka mbështetur fuqimisht Greqinë në një grindje në rritje me Turqinë mbi burimet e hidrokarbureve dhe ndikimin detar në Mesdheun Lindor që ka shkaktuar frikën e një konflikti më të ashpër.

Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh sot se ai e respekton Turqinë dhe është i gatshëm për dialog, duke shtuar, megjithatë, se Ankaraja duhet të respektojë të drejtat sovrane të Evropës, si dhe të drejtën ndërkombëtare, referuar përplasjeve me Greqinë. “Ne evropianët jemi gati për dialog, por jo me koston e frikësimit, jo me koston e mbijetesës së më të fortit, me respekt për të drejtën ndërkombëtare, bashkëpunim dhe respekt midis të aleatëve“, tha Macron në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. “Këto parime janë të panegociueshme” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME