Categories Showbiz

Zbulohet banori i dytë i Big Brother Vip, është aktori i humorit që e doni të gjithë

“Reality show” i shumëpritur nga publiku “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit, pasi tashmë mediat kanë përmendur datën 1 tetor, që do të shënojë nisjen e “BBV”.

Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran, nisën aludimet e shumta se cilat mund të jenë personazhet e përzgjedhura për të marrë pjesë dhe më në fund është zbuluar emri i parë, pas një postimi nga produksioni. Ajo është këngëtarja që ka dalë nga një tjetër reality show, “X Factor”, Sheila Haxhiraj.

Ndërkohë “Panorama Plus”, nëpërmjet burimeve të saj, ju zbulon edhe emrin e dytë surprizë. Ai është aktori e moderatori i njohur Romeo Veshaj. Ai është parë shpesh këto ditë në ambientet e “Top Channel” dhe të njohur të tij kanë treguar se ka qenë në bisedime pikërisht për lidhjen e kontratës me këtë televizion, për t’u bërë pjesë e këtij formati, ku nëse do të jetë lojtar i fortë, do të qëndrojë për 100 ditë dhe do të mund të fitojë 100 mijë eurot.

Ndërkohë, duke u nisur nga koncepti i një “reality show” bashkëjetese si ky, nuk është çudi që Romeon dhe Sheilën t’i shohim të flirtojnë apo të bëhen çift në “Big Brother VIP”, pasi të dy janë të pashëm dhe interesantë.

Më herët faqja zyrtare e “Big Brother VIP” publikoi disa video ku shfaqej konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e këtij “reality show”, por pa ia zbuluar portretin: “’Këmbët e gjata, faqebardhë’, apo si është ajo shprehja: BBV, së shpejti!”.

Që nga publikimi i këtyre imazheve, fansat e BBV nisën dyshimet dhe aludimet se kush mund të ishte vajza e videove. Tashmë është zbuluar se konkurrentja e parë e këtij “reality show” është Sheila Haxhiraj, ndërkohë që i dyti që i bashkohet në këtë aventurë është Romeo Veshaj.

Kujtojmë se ndër rregullat kryesore të formatit “Big Brother” është se as vetë pjesëmarrësit nuk duhet të vendosin në dijeni askënd në mënyrë që gjithçka të mbetet surprizë. Ajo që dimë deri tani është se do të ketë VIP-a nga Kosova, të cilët pëlqehen dhe komentohen kudo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME