Categories Politike

Zbulohet data kur pritet të votohet marrëveshja e 5 Qershorit

Burime Për Fax News bëjnë me dije se Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar pas seancës së sotme dhe pritet që Kodi Zgjedhor të kalojë javën e ardhshme në Komisionin e Ligjeve dhe mundësisht të jetë gati për seancën e 23 Korrikut. Të njëjtat burime bëjnë me dije se kryetari i grupit socialist, Taulant Balla ka kërkuar të mos humbasë më kohë dhe të shkohet përpara me marrëveshjen e 5 Qershorit.

“Të mos humbasim asnjë ditë kohë. Të çojmë përpara marrëveshjen e dakordësuar. Duhet miratuar drafti i reformës zgjedhore. Me plotësimin e afateve sipas procedurës parlamentare do të prezantohet në kohë në Komisionin e Ligjeve. Në datën 23 Korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes.  Ndërkohë, respektojmë vendimin e opozitës parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e reformës zgjedhore në Shqipëri”, mësohet të ketë thënë Balla. Opozita jashtë parlamentare e ka konsideruar marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedho0re si njërin prej kushteve të plotësuara që ka vendosur BE në lidhje me procesin e integrimit, ndërsa jo pak herë ka akuzuar qeverinë se po shfaq tentativa për ta prishur atë.

Këtyre deklaratave u është përgjigjur kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla nga foltorja e parlamentit ditën e sotme, i cili ka qetësuar opozitën duke i garantuar se ajo marrëveshje nuk do të preket. Balla e ka bërë këtë deklaratë pasi opozita parlamentare bojkotoi punimet e Kuvendit, ndërsa socialisti po bënte krahasimin e deputetëve opozitarë që janë në parlament dhe atyre që i kanë lënë mandatet 18 muaj më parë. Ai ka arsyetuar se kërkesat e dy opozitave janë krejtësisht të kundërta, sa ju përket një sërë çështjesh që kanë të  bëjnë me reformën zgjedhore dhe ligjin elektoral, ndërsa u ankua se edhe partia e tij ka të drejtë të kërkojë ndonjë gjë.

“Unë gjithmonë e kam mbështetur dhe falënderuar opozitën parlamentare e cila në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur me votë reformën në drejtësi, prandaj, unë nuk e kuptoj se çafër kërkojnë me këtë largim nga parlamenti. Këta bëjnë presion duke ikur, Luli nga jashtë bën presion që Parlamenti të votojë marrëveshjen. Luli kërkon takim jashtë godinës, këta brenda, po mirë po partia që unë përfaqësoj, ka të drejtë të kërkojë ndonjë gjë, apo vetëm ju keni të drejtë të kërkoni?

Ju kërkoni kodin me komisonerë partie, këta  e kërkojnë pa komisionerë, ju kërkoni lista të hapura, ne jua kemi thënë troç, listat nuk janë tabu për ne, mund të hapen, por pa dyshim që ka disa rregulla, norma bashkëshoqëruese, sepse të gjithë e dimë që nëse hapim listat, fleta e votimit, nëse është ky sistem siç është, fleta e votimit bëhet një libër me 100 faqe, ku duhet të hapësh kapitullin që të gjesh koalicionin, e pastaj të gjesh faqen ku është partia që ti preferon.

Po kjo histori, që ju vini kushte duke ikur, ata duke bërtitur, ju vini kushte për të mos votuar një marrëveshje që, unë bie dakord nuk është më e mira, por ishte një marrëveshje që na garanton që të diskutojmë. Kush mendon që mund të na bëjë presion, flas për opozitën jashtëparlamentare, apo edhe për këta që ikën, opozita brenda parlamentit, për marrëveshjen, apo marrëveshjen me ju, ta harroni. Ne nga bojkoti kurrë nuk jemi surprizuar, as nuk vendosemi në presion.

Ne do të vijojmë komunikimin në komision të ligjeve për të diskutuar, për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme për hapjen e listave, ndoshta jo të plotë, si një hap të parë, sepse e rëndësishëm është që Kuvendi i ardhshëm të ketë sa më shumë barazi gjinore. Temat tuaja që nuk prekin marrëveshjen e 5 qershorit, ne jemi të gatshëm të vijojmë t’i diskutojmë. Për çështjet e tjera puna  e Kuvendit duhet të vazhdojë dhe thirrja ime është që opozita parlamentare të rikthehet në parlament sepse ka treguar që ka qenë një qasje tjetër nga ajo e bojkotit. E mirëkuptoj arsyen, në kuptimin e një presioni për të treguar se maxhoranca nuk i ka mundësitë për ta kaluar e vetme, ndaj jemi munduar të gjejë komunikim për gjetjen e  një zgjidhej dhe për kërkesën e hapjes së listave. Për ne nuk është tabu, i hapim, por t’i gjemë të gjithë modalitete që kjo hapje të shkojë në dobi të procesit të formësimit të parlamentit të ri që do të dalin nga këto ndryshime kushtetuese“, tha Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME