Categories Lajme

Zbulohet fotoja e Brikena Frakullit, kjo është “bosja” 40-vjeçare e akuzuar për trafik droge në Tiranë

Kjo që shihni në foto është Brikena Frakulli, 40 vjeç, e arrestuar nga Policia e Tiranës si drejtuese e një grupi që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet.

Sipas hetimeve të kryera përgjatë një muaji nga Prokuroria dhe Policia, rezulton se Frakulli siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha te një person, identiteti i të cilit për shkak të hetimeve nuk është bërë i njohur nga autoritetet.

Më pas në drejtimin e saj, kjo sasi ndahej në doza të vogla dhe shpërndahej nga anëtarë të grupit kriminal në disa zona të Tiranës, si Ali Demi, ish-Blloku, por jo vetëm. Në operacionin e finalizuar dy ditë më parë, ku u arrestuan edhe 3 bashkëpunëtorë të Brikena Frakullit, u gjetën 6 kilogramë drogë, kokainë dhe heroinë, si dhe u sekuestruan mbi 35 mijë Euro dhe sasi të tjera monetare që dyshohet se ishin produkt i shpërndarjes së lëndës narkotike.

Ajo është arrestuar për drogë edhe në nëntor të vitit 2015, së bashku me një tjetër person, asokohe 37 vjeç, që ishte partneri i saj. Gjatë operacionit të arrestimit të tyre, të koduar “Epilog 2” nga Antidroga në Policinë e Tiranës, u sekuestruan 47 dozave heroinë (rreth 40 gramë), gati për shitje.

Sipas raportimeve, çifti arrinte të “gjuante” në rrjetet sociale klientët “VIP” dhe biznesmenë. Bashkëjetuesit dilnin në terren, në zonat e ndryshme të kryeqytetit për të shpërndarë drogën tek klientët e gjetur në online. Zonat më të preferuara të tyre ishin “Ali Demi”, “ish-Blloku”, si dhe lokalet e natës në Tiranë.

Ndërsa, sot Brikena Frakulli u arrestua së bashku me Hortenca Biçaku, 41 vjeçe, Artur Kristo, 45 vjeç dhe Klevi Banushi,  20 vjeç, pjesë e të njëjtit grup kriminal që drejtohej nga 40-vjeçarja.

Brikena Frakulli akuzohet se siguronte drogën në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza të vogla. Prokuroria dhe policia kanë identifikuar edhe personin që furnizonte me kokainë drejtuesen e grupit kriminal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME