Categories Lajme

Zbulohet grupi i hakerave, mashtronin shtetas grekë dhe vidhnin llogari bankare

Krimi Ekonomik ka zbuluar një grup hakerash shqiptar të cilët i vidhnin llogaritë bankare të shtetasve grekë duke ia boshatisur ato. Me anë të mashtrimit Kanan Hani 31 vjeç, Kristjan Feçanji 29 vjeç iu kërkonin shtetasve grekë të investonin në kriptomonedha, dhe pasi ata aksesoheshin në program, llogaritë e tyre boshatiseshin. Policia e Korçës i ka arrestuar dy hakerat, ndërsa ka proceduar penalisht edhe 7 shtetas të tjerë të cilit ishin punësuar si agjentë në zyrën e ngritur prej dy hakerave.

Një grup hakerash shqiptar ishin kthyer në makth për shtetasit grekë. Ata i vidhnin të dhënat bankare dhe më pas bënin transferta nga llogarit e shtetasve grekë në llogaritë e tyre. Hakerat kishin ndërtuar një zyrë në qytetin e Korçës, ndërsa i kontaktonin shtetasit e huaj të investonin në kriptomonedha duke iu premtuar atyre se paratë e tyre do të shumëfishoheshin.

Sistemi operativ i këtyre personave funksiononte me anë të një zyre në të cilën ishin punësuar 7 të rinj që merreshin me monitorimin e procesimit të të dhënave të shtetasve. E gjithë kjo skemë mashtrimi është zbuluar nga agjentë të Krimit Ekonomik të cilët kanë arritur të deshifrojnë të gjitha transaksionet e kryera. Pas rënies në gjurmë të këtij grupi është bërë e mundur arrestimi i dy përgjegjësve kryesor, ndërsa 7 persona e punësuar pa kontrata janë proceduar në gjendje të lirë.

Burime bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Kanan Hani 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe Kristjan Feçanji 29 vjeç, banues në Korçë. Dy të arrestuarit kishin krijuar një program dhe përmes të punësuarve të tjerë i kërkonin shtetasve të huaj të investonin në monedha virtuale. Pasi shtetasit grekë pranonin, atyre u kërkohej të  instalonin një program në kompjuterët dhe celularët e tyre dhe pas instalimeve, hakerat shqiptarë arrinin ti merrni të dhënat bankare duke transferuar shuma të ndryshme bankare.

Pas zbulimit të këtij grupi, policia ka sekuestruar 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, fatura fiktive, fatura transaksionesh bankare dhe  pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME