Mëngjesin e sotëm në media u raportua se Robert Berisha ka filluar një romancë të re dashurie. Madje Prive siguroi fotografi ku çifti po pushojnë në hotelin “Adam&Eve” në Turqi, mirëpo identiteti i saj nuk dihej. GazetaBlic nga burimet e saj merr vesh se vajza në fjalë quhet Jessica Kadiu dhe prej vitesh jeton në New York.
“Roberti dhe Jessica ka një vit që janë në lidhje”, thotë ky burim. Vajza në fjalë është nga Shqipëria, saktësisht nga qyteti i Burrelit. Madje, Kadiu ka publikuar një fotografi në InstaStory pikërisht nga vendi ku po qëndron në Turqi.
Robert Berisha vetëm dy javë më parë dha lajmin përmes Instagramit për ndarjen nga Nora Istrefi. Këngëtari u shpreh se mes tyre kishte mbaruar dashuria, por që ata do të mbesin shokë të mirë. Madje Berisha u shpreh se ai do t’i ketë borxh gjithë jetën Nora Istrefit, duke qenë se i solli në jetë Reneen, vajzën e tyre të vetme.