Categories Lajme

Zbulohet kush do ta prezantojë sezonin e ri të “Për’puthen”! Emri një “big surprizë”

Shumë emra janë diskutuar, shumë vajza të ekranit e kanë dëshiruar të jenë pjesë e programit më të ndjekur të dashurisë.

Por siç ka ndodhur gjithmonë me këtë program, në momentin e fundit vjen surpriza e madhe.  Dhe kësaj here emri i prezantueses është vërtetë i tillë, një “big surprizë”, sepse nuk u përfol asnjëherë dhe ajo vetë nuk është shprehur, deri më tani, nëse e dëshironte apo kishte ambicien të drejtonte “Për’puthen”, këtë sezon.

Prezantuesja e re është një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe që di gjithmonë si ta marrë vëmendjen e mediave me natyrshmërinë e saj. Jeni gati ta zbulojmë?!

Megi Pojani do të drejtojë sezonin e ri të “Për’puthen” në Top Channel.

E kontaktuar nga Top Channel, moderatorja dhe showgirl-i, konfirmon se ky sezon nën drejtimin e saj do të jetë “zjarr”:

“Isha në mes të stërvitjes me forcat speciale dhe u fsheha pas një kaçubeje vetëm për t’ju thënë që lajmi është i vërtetë. I repeat-lajmi është i vërtetë, duhet të shkoj tani. Gotta go! Zbrazni karikatoret e puçjeveeee.”

Megi vjen në “Për’puthen’ pas eksperiencës së suksesshme në prezantimin e Big Brother Vip Fan Club”, ku spikati për spontanitetin dhe komunikimin pa filtra, ç’ka e bëri të dashur për publikun.

Emrat që përfliteshin në media shkonin sa te Kiara Tito, sa te Efi Dhedhes  dy vajzat që krijuan një marrëdhënie paksa “tërhiq e mos e këput” pas daljes nga shtëpia e BBV 2 me njëra-tjetrën por siç thotë dhe autorja e programit Olsa Muhameti, Top Channel gjithmonë surprizon:

“Prezantimi i Për’puthen është kthyer tashmë në një trampolinë të mirë për të bërë karrierë në Top Channel! E sa duket kjo e ka bërë këtë pozicion kaq shumë të kërkuar nga vajzat e ekranit dhe showbizit! Publiku këtë sezon ka qenë tifozi i shumë emrave, por si gjithmonë Top Channel suprizon dhe jam entuziaste që Megi Pojani do të prezantojë këtë sezon të pestë të Per’puthen!”Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME