Categories Lajme

Zbulohet letra e dorëheqjes, pse u largua drejtori i OST-së pas skandalit me DH Albania

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Balinda Balluku ka emëruar drejtorin e ri të OST-së. Pas  dorëheqjes së drejtorit të deritanishëm Klodian Gradeci, për shkak të skandalit me kompaninë DH-Albania, duket se për qeverinë janë trazuar mjaft ujërat.

Vendin e Gradecit në krye të OST-së do ta marrë Skerdi Drenova, një nga ish zv.drejtorët e rëndësishëm të Televizionit Top Channel i cili pas dorëheqjes nga gjiganti mediatik, në vitin 2015 u emërua nga kryebashkiaku Veliaj në krye të INUV.

Tashmë, Drenova do të mbajë postin e drejtorit të OST, që u përfshi në skandalin e DH Albania, një kompanie fantazmë, tenderin prej 12 mln  eurosh për një linjë energjitike, tender që tashmë është anulluar.

Top Channel duket se është kthyer në një trampolinë për drejtorët, të cilët kapin poste të rëndësishme në administratën shtetërore.

LETRA e dorëheqjes së Gradecit: 

Drejtuar: Z.Pajtim Bello, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHT SHA

I nderuar Z.Kryetar,

Unë i nënshkruari Klodian Gradeci, që nga data 21.09.2017 mbaj detyrën e Administratorit të OST sh.a.

Nëpërmjet kësaj kërkese, po ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion që unë mbaj pranë shoqërisë “OST” sha, për arsye personale, duke filluar nga dt.21.01.2019.

Gjatë kësaj periudhe që kam punuar pranë shoqërisë, kam pasur mundësinë që të kontribuoja sado pak në ngritjen e saj, duke punuar me një staf të përkushtuar dhe bashkëpunues, ku së bashku kemi arritur rezultate mjaft të mira për shoqërinë.

Duke ju falënderuar paraprakisht Juve dhe stafin e OST sha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME