Categories Showbiz

Zbulohet lidhja e Agnesa Vuthaj me biznesmenin indian 23 vite më të madh

Ish-missi, Agnesa Vuthaj, vetëm pak kohë më parë deklaroi gjatë një interviste se është single dhe dëshiron që partneri i saj i ardhshëm të jetë shqiptar. Mirëpo, duket se Agnesa nuk është treguar dhe aq e sinqertë.

“Magazina.al” ka zbuluar lidhjen e dashurisë së ish-missit me biznesmenin nga India, Chetaan Sandesara. Sandesara, 57 vjeç, është 23 vite më i madh se Agnesa dhe për më tepër, është në kërkim nga policia në Indi.Biznesmeni është i akuzuar për mashtrim.

Ai dhe familja e tij po përndiqen nga India lidhur me dyshimet për mashtrimin e një konsorciumi të bankave me rrreth 600 milionë euro. Sipas “Magazina.al”, dyshja është njohur në Dubai, ku Sandesara ka bizneset e tij (përveç bizneseve të tjera në shumë vende të botës). Aktualisht, biznesmeni po jeton në Nigeri, vend i cili është vizituar edhe nga Agnesa.

Lidhjen e tyre e dëshmon edhe një video e Sandesara-s dhe Agnesës në avionin privat të biznesmenit, ku ish-missi e filmon dhe i kërkon në anglisht të thotë diçka.

Gjithashtu, sipas “Magazina.al”, një vit më parë Agnesa i mundësoi një takim partnerit të saj me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj. Biznesmeni u prezantua nga Haradinaj si përfaqësues i “Sandesara Group nga Nigeria”.

Tashmë, partneri i Agnesës po eksploron industrinë e naftës dhe gazit në Nigeri, ndërkohë që është në biseda për të blerë një ndër hotelet më të njohura në Tiranë. Burime të sigurta për “Magazina.al” kanë treguar se biznesi do të jetë në emrin e Agnesa Vuthajt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME