Categories Lajme

Zbulohet nofka e kryepolicit Gledis Nano, si e thërrasin në SHBA

Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuço ka zbuluar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan se si e konsiderojnë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Karamuços, Gledis Nano ka një nofkë në SHBA, “njeriu i zgjuar nga Shqipëria”.

Këtë detaj Karamuço e ka mësuar nga instruktori i Gledis Nanos në SHBA, ku dhe është trajnuar, i cili është mik familjar i Ervin Karamuços, siç u shpreh dhe vetë ky i fundit.

Gledis Nano është drejtori i ri i Policisë së Shtetit, i emëruar në këtë post këtë të mërkurë, pas largimit nga ky post të Ardi Veliut.

Por kush është 40-vjeçari, me një karrierë të gjatë e të suksesshme në strukturat e policisë?

Gledis Nano prej 4 vitesh mbante detyrën e Drejtorit të Antiterrorit, detyrë të cilën e mori edhe falë disa operacioneve të suksesshme të vlerësuara veçanërisht nga SHBA.

Është e vërtetë që je njohur me Gledis Nanon, drejtorin aktual të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në Amerikë para se ai të bëhej drejtor?

Ervin Karamuço: Unë e kam dëgjuar emrin e tij, madje ai ka një nofkë aty, jo pseudonim, por nofkë. “Smart guy from Albania”, SGA, “një njeri i zgjuar shqiptar”. Dhe mentori i tij, instruktori i kursit të tij është një mik familjar i familjes tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Se i thosha, ka shqiptar? Ka, dhe ma ka përmendur. Kur erdhi pastaj që u bë drejtor, ose më mirë kur filluan ngjarjet e Sirisë që aty doli dhe u evidentua për herë të parë vlerat e tij si profesionist, aty kam thënë qenka ky. /tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME