Categories Lajme

Zbulohet qëndrimi i Bashës para deputetëve në mbledhjen ku kërkohet ‘koka e tij’: I shtrin dorën Berishës

Është zbardhur qëndrimi i Lulzim Bashës në mbledhjen që po zhvillon me grupin e tij parlamentar.

Basha ka thënë se është i gatshëm për të gjetur një zgjidhje që e bashkon PD-në, por në asnjë moment nuk e ka artikuluar dorëheqjen.

Kjo e fundit i është kërkuar qoftë publikisht, qoftë përmes një peticioni nga një pjesë e deputetëve demokratë.

Basha në qëndrimin e tij, kërkon indirekt bashkimin me grupin e Foltores, ku shprehet: Të diskutojmë të gjithë rrugët e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme.

BashaI hapur për çdo zgjidhje dhe çdo hap për të mirën e PD, edhe të atyre që na votuan, edhe të atyre që nuk dolën fare me zgjedhje.

Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Pa përjashtim.

Të ofrojmë zgjidhje  për situatën dhe që ishërben PD-së, dhe jo interesave personale. Une jam i hapur për cdo zgjidhje që i shërben demokratëve, të gjithë demokratëve pavarësisht se për cilin kandidat votuan dhe për të tërhequr atë shumicë nga rradhët tona që nuk votoj.

Duhet të kalojme vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje.

I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët  e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme.

Ne duhet te gjejme nje qendrim te perbashket te te gjitha strukturave te PD per te gjetur zgjidhje. Cdo zgjidhje qe perjashton cdo grupim demokratesh nuk i sherben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME