Categories Bota, Lajme

Zbulohet qyteti më i sigurt në botë

Economist Intelligence Unit ka renditur 60 destinacione në të gjithë botën për sa i përket sigurisë së tyre digjitale, shëndetësore, infrastrukturës dhe sigurisë personale. Në krye të listës është Tokio. Metropoli më i populluar në tokë fitoi me një rezultat prej 92.0 pikësh nga 100 të mundshme. Singapori mban vendin e dytë me 91.5 pikë dhe një metropol tjetër japonez, Osaka, renditet i treti me 90.9 pikë.

Por rezultati nuk është surprizë. Këto qytete mbanin 3 vendet e para dhe në renditjet e vitit 2015 dhe 2017. Qytetet evropiane përfshirë Amsterdamin dhe Kopenhagen përfshihen në Top 10, duke mbajtur vendin e katërt dhe të tetë përkatësisht. Qyteti i vetëm amerikan që arriti në Top 10 ishte kryeqyteti Washington DC,i renditur i 7-ti. Ndërsa Çikago ishte në vendin e 11-të.

Raporti i SCI mbi sigurinë e qyteteve përfshin edhe çështje të tilla si terrorizmi dhe ndryshimi i klimës.  Gjithashtu u analizuan shërbimet e emergjencës në qytete, mjetet e transportit, siguria në raste katastrofash dhe gatishmëria në rastet e sulmeve kibernetike.

Tokio kryesoi listën për sa i përket sigurisë së tij digjitale, por Singapori u vlerësua më e lartë për sigurinë e infrastrukturës dhe sigurinë personale. Hong Kong, që mbajti numrin 9 në listë në vitin 2017, zbriti në vendin e 20 këtë vit.

Qytetet më të sigurta në botë për vitin 2019:

  1. Tokyo, Japan
  2. Singapore
  3. Osaka, Japan
  4. Amsterdam, the Netherlands
  5. Sydney, Australia
  6. Toronto, Canada
  7. Washington DC, US
  8. Copenhagen, Denmark
  9. Seoul, South Korea
  10. Melbourne, Australia

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME