Categories Kuriozitete

Zbuloni si u bë milioner 19 vjeçari duke mbledhur plehrat

Duke kërkuar një mënyrë për të mbledhur para për të vazhduar studimet larta 19 vjeçari filloi të mbledhë mbeturina, tani ai është bërë milioner. E gjithë historia filloi kur Brian Scudamore, ishte gjimnazist. Ai e la gjimnazin për të punuar dhe për të mbledhur para, në mënyrë që të vazhdonte studimet e larta.

Kështu që të riut i erdhi një ide e veçantë, që jo të gjithë do të guxonin ta bënin. Ai bleu një kamion plehrash nga një kompani për mbledhjen e mbeturinave. Kështu që ai mblodhi të gjitha kursimet e tij, rreth 1 mijë dollarë për të blerë kamionin e plehrave. Kështu lindën “Rubbish Boys” ( djemtë e mbeturinave), siç e emërtoi 19 vjeçari biznesin e tij të vogël dhe modest. Sot Brian është 50 vjeç dhe vazhdon të bëjë të njëjtën punë, vetëm se firma e tij tashmë ka vlerën e 368 milionë dollarësh dhe ofron shërbime në 160 degë në SHBA, Kanada dhe Australi.

Brian nuk e kishte menduar kurrë se do ndërmerrte veprimtari në botën e biznesit. Edhe pse ai i filloi studimet e larta, volumi i punës që kishte në kompaninë e tij e penguan që ai të përfundojë studimet. Sot ai është një nga milionerët pa diplomë. Sot, 31 vjet më vonë Brian Scudamore është drejtori i përgjithshëm i një kompanie me vlerë 368 milionë dollarë.

Kohë pas kohe ai shkruan për revistën Forbes. Në profilin e tij në Linkedin ai shkruan se kopshti është e vetmja shkollë që ka mbaruar. Natyrisht, është shembulli i gjallë i frazës së famshme angleze: (One man’s trash is another man’s treasure), plehrat e dikujt janë thesar për një njeri tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME