Categories Showbiz

Zef Deda: Më mbyllën në psikiatri dhe më paralizuan me gjilpëra

Zef Dedën, humoristin e papërsëritshëm, kunatin e shokut Xhemal, Çaplinin shqiptar, të gjithë e njohim nga magjia që përcjell përmes skenës për më tepër se gjysmë shekulli. I rritur në kryeqytetin e humorit, – në Shkodër, i aktivizuar në skenë qysh në moshën 5-vjeçare, i asistuar e kuruar deri në detaje prej ca mjeshtrave nga më të mirët e të gjitha kohërave, Zef Dedës duket sikur ja kishte shkruar fati rrugën drejt suksesit. Zef Deda do të ishte nga të paktët artistë të humorit, talenti i të cilit do të njihej e pranohej plotësisht nga shqiptarët kudo që të jetonin, dhe absolutisht i vetmi, që për shkak të këtij talenti, qysh gjatë diktaturës, do të vlerësohej në festivale prestigjoze europiane të filmit.

Por edhe pse i fabrikuar në laboratorin më special të humorit, edhe pse një emër i madh i skenës dhe mbase i preferuar deri në rangjet më të larta, diktatura nuk do e kursente. Ashtu si shumëkujt në punë  të vet, mendësia komuniste do i rezervonte edhe Zef Dedës një goditje të pandershme poshtë, në brinjë, një goditje nga ato që mund të shkatërronin suksesin dhe vetë vijimësinë e jetës për gjithkënd.

Duke gjykuar se ai kishte në mendje mendime që nuk përputheshin me kodin e kohës, Zef Deda mbyllet në psikiatri dhe shkatërrohet me injeksione….

Zef Deda rrëfen Zef Dedën”, – pikërisht një profil të aktorit të madh të humorit, këtë radhë të rrëfyer nga ai vetë, do të sjellë të shtunën në mbrëmje emisioni Abc/Story, që transmetohet në orën 22:15./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME