Categories Lajme

Zelensky do t’i drejtohet sot Kuvendit të Shqipërisë, mbërrin në ambientet e parlamentit ambasadori ukrainas

Ka mbërritur në ambientet e Kuvendit ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov.

Shukrov do të asistojë në fjalën që Presidenti i Ukrainës Violodymyr Zelensky do të mbajë ditën e sotme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Siç është paralajmëruar nga Kuvendi, seanca e posaçme do të nisë në orën 13:00 dhe presidenti ukrainas do të mbajë fjalën e tij përballë ligjvënësve shqiptarë nëpërmjet platformës “ZOOM”.

Pas shumë mesazheve të dërguara në parlamentet e vendeve më të fuqishme të globit, Zelensky ka zgjedhur që t’i adresohet dhe vendeve më të vogla, ku në listë këtë të martë është edhe Shqipëria.

Krahas fjalimeve përballë ligjvënësve në SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe dhe Itali, në përpjekje për t’i treguar botës dhimbjen e Ukrainës, Zelensky ka nisur dhe pritjen e vizitave të krerëve më të lartë botëror në zyrën e tij në kryeqytetin ukrainas, pas çlirimit të Kievit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME