Categories Politike

Zënka tek opozita e re, Rudina Hajdari mohon ‘shkarkimin’ nga drejtimi i demokratëve në parlament

Mosmarrëveshje mes deputetëve demokratë të opozitës së re, teksa në grupin e tyre parlamentar dukshëm ka patur përplasje. Të paktën këtë të lë për të kuptuar reagimi i Rudina Hajdarit, e cila është shprehur se nuk e njeh vendimin që ka marrë dhe përcjellë këtë të hënë një sërë prej deputetëve demokratë të opozitës së re.

Sot njëri prej deputetëve, Korab Lita, njoftoi se do të ishte ai drejtuesi i ri i grupit parlamentar, por në një reagim për abcnews, Rudina Hajdari u shpreh se ajo nuk është larguar nga drejtimi i grupit dhe se për ta bërë këtë do duheshin vota dhe jo “dëshira e disa individëve”. Më tutje Hajdari reagoi dhe në rrjetin social duke thënë se është ajo drejtuesja e grupit parlamentar të PD-së.

Mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur konkretisht mes demokratëve të opozitës së re, por duket se mosmarrëveshjet dhe zënkat kanë filluar prej kohësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME