Presidenti Ilir Meta në përfundim të mbledhjes së sotme të Këshillit të Integrimit Europian, i është përgjigjur interesit të medias, lidhur me propozimin e bërë një ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, për të mbajtur zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 maj.
“Metodologjia e re e zgjerimit pas propozimit të Francës mund të sjellë edhe kthim pas të procesit dhe të arritjeve në këtë drejtim dua të vlerësoj edhe dakordësinë e fundit të Këshillit Politik për reformën zgjehdore jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithcka por si një hap i mjaftueshëm për të vazhduar në rrugën e dakordësimit në të gjithë elementët e tjerë për zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët tanë dhe sic e kërkojnë edhe kushtet e BE që janë shumë të qarta në këtë drejtim.
Padyshim që cilësia e zgjedhjeve është kryesore. Po të ishte për datën, për mua do të ishte dje për mua po të ishte për mua por mbetet ende punë për të treguar ligjshmëri.”
