Categories Lajme

Zgjedhjet e 25 Prillit, PD i beson Lezhën Mark Markut

Pas Durrësit që iu besua nënkryetarit Edi Paloka dhe pas Elbasanit që do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, Partia Demokratike ka caktuar edhe drejtuesin politik për qarkun e Lezhës sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Qarku në veri të vendit do të drejtohet nga ish deputeti dhe pedagogu Mark Marku, raporton Ora News.

Gjatë zgjedhjeve brenda selisë blu për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë Mark Marku ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit. Kush është Mark Marku? Prof. Asoc. Dr. Mark Marku është pedagog i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Ai ka marrë gradën Master nga IRCOM Anger Francë ndërsa doktoraturën nga Universiteti Paris II. Në të kaluarën Marku ka punuar si reporter, redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta shqiptare.

Aktualisht ai shkruan kolona dhe komente për media të ndryshme të shkruara dhe online.

Që nga 1995 Marku punon si pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, i specializuar në semiotikë, histori të medias, etikë mediatike, etj. Mark Marku ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën 2009-2013 nën siglën e Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME