Categories Lajme

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit/ KQZ vërejtje ndaj kryetarëve të bashkive: Të marrin masa të menjëhershme për…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka tërhequr vëmendjen institucioneve publike dhe organeve të tyre të varësisë, si edhe kryetarëve të bashkive Shkodër, Vorë, Durrës, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe dispozitat e vendimit nr. 9 të Komisionit Rregullator për raportimin e aktiviteteve me karakter publik.

KQZ thotë se nga monitorimi i ndërfaqes së raportimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për veprimtaritë publike të institucioneve, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022, janë konstatuar këto problematika:

Aktivitetet të cilat do të kryen nga institucionet, nuk janë raportuar në kohë duke mos respektuar afatin 5 (pesë) ditor për raportim, të sanksionuar në nenin 4, pika 4, të vendimit nr. 9 datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator.

“Tematika e Veprimtarisë” së kryer nga institucioni raportues, është jo e plotë dhe e përgjithshme. Mungesa e detajuar e informacionit mbi tematikën e veprimtarisë bën që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, mos të ketë mundësinë për të klasifikuar veprimtarinë e kryer si të ndaluar ose jo.

Sa më sipër, drejtuesit e institucioneve publike dhe kryetarët e njësive të qeverisjes vendore ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, të marrin masa të menjëhershme, për respektimin e dispozitave të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME