Categories Lajme

Zgjedhjet në fshehtësi të plotë, Skënder Gjinushi rikonfirmohet kryetar i Akademisë së Shkencave me 98 për qind të votave

Ashtu siç pritej, Skënder Gjinushi është rikonfirmuar sot në krye të Akademisë së Shkencave. Pas zgjedhjeve që u mbajtën të fshehta dhe me procedura të dyshimta, nga 53 anëtarë të Akademisë së Shkencave, 51 prej tyre votuan pro Gjinushit dhe vetëm 2 prej tyre kundër.

Në mënyrë krejt të papritur dhe pa njoftuar mediat dhe publikun, sot u zhvilluan zgjedhjet për kreun e ri të Akademisë së Shkencave. Duke qenë se media nuk ishte në dijeni të zgjedhjeve, kandidat i vetëm për këtë post ishte sërish Skënder Gjinushi, i cili duket se kishte bërë gati të gjitha kushtet për t’u rikonfirmuar në detyrë, ndonëse me procedura të dyshimta dhe pa transparencë për publikun.

Zgjedhjet u mbajtën pa rivalë dhe fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre. Kujtojmë se i vetmi që u deklarua kundër procedurave të sotme ishte akademiku Artan Fuga.

Projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga opozita dhe shumë akademikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME