Categories Lajme

Zgjedhjet në Kosovë/ Presidenti i Serbisë: Lista Serbe fitoi bindshëm me 98 % të votave

“Lista Serbe ka arritur fitoren më të madhe dhe më bindëse në historinë e saj. Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një konferencë për mediat në Beograd, pasi Kosova njoftoi mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare.

“Lista Serbe ka arritur fitoren më bindëse. Ajo ka marrë 98. 07 për qind të votave të votuesve serbë. Ata do ta kenë një përfaqësim të fuqishëm politik në Kuvendin e Kosovës dhe do të mund të luftojnë për interesin e popullit të vet” theksoi Vuçiç.

Sipas tij, serbët e Kosovës kanë votuar në këtë formë duke treguar një dashuri të madhe për atdheun e tyre.

“Për shkak se kanë dashur të tregojnë dashurinë e madhe ndaj atdheut të tyre, Serbisë dhe këtë askush nuk mundet, nuk guxon dhe nuk do të mund t’ua marrë serbëve të Kosovës”.

Presidenti serb ka shtuar ndër të tjera se rezultati i Listës Serbe në zgjedhjet e Kosovës, është obligim i madh për shtetin e Serbisë që të kujdeset dhe të luftojë për popullin e tij në Kosovë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME