Categories Lajme

Zgjerimi i Greqisë, Milo: S’ka marreveshje të fshehtë, në grupin negociator dhe ekspertë të opozitës

Nga Erneta Shevroja

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo është i bindur që nuk ka marrëveshje të fshehtë dhe as negociata të fshehta për çështjen e detit mes dy qeverive, shqiptare dhe asaj greke. “Nuk ka marrëveshje të fshehtë. Nuk ka asnjë dokument të firmosur. Bisedimet kanë mbetur aty ku janë lënë gati para dy vitesh. Absolutisht asgjë nuk mund të bëhet pa dijeninë e Presidentit të Republikës, këtë e ka Kushtetuta, nuk e kanë individë të veçantë” Deklaratën ekryeministrit grek, të bërë disa ditë më parë, për zgjerim në Detin Jon deri në 12 mijle, studiuesi i marrëdhënieve shqiptaro-greke, Paskal Milo e lexon në përputhje me konventat mvi të drejtat e detit.

“Çdo shtet bregdetar, çdo shtet që ka det përpara, parimisht ka të drejtë që të ketë një shtrirje në det si kufijtë territorial ose ujëra territorial deri në 12 milje, këtë të drejtë ia ka dhënë Konventa (Montego Bej). Edhe bufi e di që në rast se kufijtë ujorë midis dy shteteve nuk ka kaq shumë milje sa të dy shtetet të marrin nga 12 milje, atëherë do të ndajnë aq sa ka”

Disa herë në këtë intervistë për ABC NEWS, Milo theksoi përgatitjen që duhet të ketë grupi negociatorë, duke përmendur edhe tematikat ku duhet pasur shumë kujdes. “Varet si e kupton preferencën ose atë që quhet përparësinë e dheut kontinental, siç është Shqipëria në këtë rast që përcakton kufirin e ujërave të vetë territorial ne raport me ishujt. Ishujt nuk mund të kenë përparësi si vijë bazë në raport me dheun kontinental. Kjo është punë e ekspertëve, prandaj duhen ekspertë të përgatitur”

Ish-ministri i Jashtëm është i idesë që grupi negociatorë aktual duhet të ndryshohet dhe pjesë e tij të jenë edhe të deleguar të opozitës. “Pavarësisht se për kë votohet ka ekspertë shumë të mirë edhe nga opozita sot, ka ekspertë me integritet dhe duhet që ata patjetër të përfshihen” Çështja e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë u risollën në qendër të debatit pas një deklarate në parlament të kryeministrit grek, duke njoftuar dhe një vizitë të ministrit të jashtëm në Tiranës për këtë çështje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME