Categories Lajme

Avdulla Hoti bën dhe ironi: Vjosa Osmani i kupton gabimet pas 3 vitesh

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kritikave të Vjosa Osmanit, kryetares së Kuvendit të Kosovës, e cila e ka quajtur arrogant shefin e qeverisë. Hoti ka deklaruar se Osmani po mban pozicion të gabueshëm në raport me marrëveshjen për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Hoti ka thënë se Osmani “zakonisht i kupton gabimet e saj me vonesë”.

“Mund të numëroj 119 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët mund të bëjnë punën më mirë sesa zonja Osmani, por kjo është krejt relative. Për dallim prej një pjese të opozitës që kanë qenë gjithmonë gabim dhe kurrë nuk e kanë kuptuar që e kanë gabim, zonja Osmani e kupton që është gabim pas tri vjetësh”, ka deklaruar Hoti në një konferencë për media. Në këtë konferencë për media, ai ka goditur edhe Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilën ka thënë se ka mbajtur anë të gabuar që prej Marrëveshjes së Rambujesë më 1999.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME