Categories Lajme

Zgjerimi i ndihmës “Juridike Falas” Prezantohet në Vlorë faza e dytë e projektit për individet vulnerabel, Ulsi Manja me studentët e Departamentit të Drejtësisë, detaje

Vizita në bashki e Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, Ambasadorit të Austrisë, Christian Steiner, Përfaqësueses së Përhershme të PNUD, Monica Merino, u programua për të analizuar ecurinë dhe dobinë e Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në Vlorë, që prej një viti ka qenë në ndihmë të shumë kategorive përfituese. Me bashkëpunimin e të gjithëve, ndihma juridike për qytetarët, ka zënë vend të posaçëm në Bashkinë e Vlorës.

Rektori i universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, Prof. Dr. Roland Zisi, priti në zyrën e tij Ministrin e Drejtësisë Z. Ulsi Manja. Vizita e Z. Manja në universitetin e Vlorës lidhet veçanërisht me faktin se krahas funksioneve të rëndësishme që ka ushtruar edhe më herët në sistemin e drejtësisë, për 10 vite me radhë, Z. Manja ka shërbyer si pedagog i të Drejtës Penale dhe Procedurës Penale.

Rektori i UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi, duke e falenderuar Ministrin e Drejtësisë për vizitën në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, u ndal konkretisht në mekanizmat me të cilat operon në veçanti Departamenti i Drejtësisë konform kurrikulave akademike të cilat kanë si objektiv parësor përgatitjen dhe kualifikimin e studentëve për të ardhmen e një shoqërie të denjë europiane.

Rektori Zisi në fjalën e tij theksoi se Departamenti i Drejtesisë, me një traditë tanimë të konsoliduar referuar cilësisë së studimeve funksionon tërësisht në shërbim të misionit të universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, për përgatitjen e studentëve së pasi si qytetarë të devotshëm dhe më pas si avokatë, juristë apo specialistë në sistemin e drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, duke falenderuar Rektorin Zisi për mikpritjen theksoi se është kënaqësi e veçantë vizita në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, instuticion i lartë arsimor ku diplomohen çdo vit studentë të Departamentit të Drejtësisë.

Pjesë e axhendës së ministrit të Drejtësisë ishte dhe leksioni i hapur me studentët e Departamentit të Drejtësisë me temë ‘’Sfidat e gjyqësorit në Shqipëri dhe lufta kundër korrupsionit”.

Në bashkëbisedimin me studentët ministri Manja theksoi faktin se lufta kundër korrupsionit është prioriteti që kryeson mbi çdo prioritet tjetër, duke pohuar se, tanimë më shumë se kurrë, parandalimi i korrupsionit është kryefjala e drejtësisë së re. Manja garantoi se me reformën shumë të kërkuar në drejtësi ka nisur ristrukturimi i gjithë sistemit të drejtësisë, një drejtësie te re, ku barazia përpara ligjit është etalon unik.

Studentët e universitetit “Ismail Qemali” treguan interes të veçantë në bashkëbisedimin me Ministrin e Drejtësisë, në kuadër të leksionit të hapur, duke i drejtuar pyetje të ndryshme me në fokus pikërisht sfidat e gjyqësorit në Shqipëri dhe luftën konkrete kundër korrupsionit.

Manja u ndal në faktin se studentët e Departamentit ë Drejtësisë kanë qëne dhe mbeten të parapëlqyer për t’u punësuar në organet e sistemit të drejtesisë, si dhe në institucione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, duke i cilësuar si brezi i cili do të kontribuojë në zbatimin e Reformës në Drejtësi, si, gjyqtarë dhe prokurorë në të ardhmen, si pjesë e organeve të qeverisjes të sistemit të drejtësisë, pjesë e trupave këshilluese të gjyqtarëve të gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, etj.

Ministri Manja në fund të bashkëbisedimit me studentët e Departamentit të Drejtësisë i inkurajoi ata që si juristët e së ardhmes të gjenerojnë ide që i japin zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektives së sistemit të drejtësisë.

Ministri Manja garantoi studentët mbi faktin se Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me Departamentin e Drejtësisë, për të rekretuar pranë vetes në bazë të meritokracisë njerëzit që në thelb të punës së tyre do të kenë dëshirën për të kontribuar në sistemin e drejtësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME