Categories Lajme

Zgjerimi në 12 milje i Greqisë në Jon, reagon PDIU: I ftojmë shqiptarët në protesta!

Ditën e sotme Gjykata Supreme greke miratoi dekretin për zgjerimin deri në 12 milje në detin Jon. Në lidhje me këtë fakt ka reaguar dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila kërkon një sqarim nga kryeministri Rama, se çfarë marrëveshje është arritur mes Greqisë dhe Shqipërisë në lidhje me këtë çështje.

Përmes një deklarate për media, PDIU thekson se Rama nuk ka mbrojtur interesat kombëtar të shtetit shqiptar por thjesht ka justifikuar pretendimet e Greqisë. PDIU kërkon nga shqiptarët që të ngrihen në protest për të kundërshtuar këtë zgjerim të Greqisë në kurriz të territorit detar shqiptar, si dhe për të dhënë mesazhin që do të mbrohen interesat kombëtare me çdo kusht.

Deklaratë e plotë: Në ditën kur kremtohen Krishtilindjet dhe në një periudhë kur Greqia përballet me një frustrim popullor për shkak të pandemisë Covid-19, Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miraton dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon deri në 12 milje. Në 27 gusht 2020, Kryeministri Edi Rama shprehej se “e vërteta është e thjeshtë dhe se sipas konventave ndërkombëtare Greqia është në të drejtën e saj për t’u zgjeruar 12 milje në hapësirën e Detit Jon”. Populli me të drejtë e pyet sot Edi Ramën? Kjo është “e vërteta” që ti kishe menduar?

Ndërkohë, sjellim në vëmendje që opinionit publik që Neni 15 i “Konventës mbi të Drejtën e Detit” të Montego Bay qartëson  se “për të zgjeruar detin territorial, palët duhet të kenë arritur marrëveshje”.  Ndaj, Edi Rama duhet të dalë para shqiptarëve dhe të japë shpjegime se çfarë marrëveshjeje ka arritur me Kryeministrin e Greqisë Micotaqis në shtator. Shqiptarët sot duan të dinë se çfarë i është premtuar Edi Ramës në këtë “darkë të gabuar” dhe më pas gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Dendias në Tiranë.

Shqiptarët sot duan të dëgjojnë se cilat janë të drejtat dhe pretendimet e Republikës së Shqipërisë për delimitimin e ujërave në Detin Jon dhe projekti ku parashtrohen këto pretendime. Ne presim të dëgjojmë nga Edi Rama agjendën shqiptare të përfaqësimit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë,  informacionin mbi abrogimin e Ligjit të Luftës me Greqinë dhe ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë.

Deri tani Edi Rama nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka justifikuar pretendimet e palës greke. Kryeministri shqiptar nuk ka dëgjuar popullin e tij, opozitën, institucionin e presidentit dhe as ekspertët e çështjeve të detit. Ndërsa shqiptarët presin ndarjen e drejtë të hapësirës detare në Gjykatën Ndërkombëtare, nga shteti ynë ka një heshtje varri, që tregon qartë “marrëveshjen” e arritur mes dy palëve. Por, e vërteta që ndan Kryeministri me Greqinë për delimitimin e kufirit tonë, nuk është e vërteta e popullit shqiptar.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet denoncon bërjen fakt të agjendës greke për zgjerimin me 12 milje në ujërat e Detit Jon. Ne i thërrasim shqiptarët në protestë për të kundërshtuar këtë zgjerim të Greqisë në kurriz të territorit tonë detar dhe për të dhënë mesazhin që do të mbrojmë interesat kombëtare me çdo kusht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME