Categories Lajme

Zgjerohet harta e të prekurve me COVID-19, 64 të infektuar, 2 raste të reja në Kavajë

64 persona kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. 5 rastet e evidentuara në ditën e sotme, zgjerojnë dhe hartën e të infektuarve, duke shtuar dhe 2 raste të prekura në Kavajë. Sakaq, dhe 3 shtetas Italinë që jetojnë në Shqipëri kanë rezultuar pozitiv.

Harta e të prekurve me koronavirus në vendin tonë është zgjeruar edhe në Kavajë, ku janë raportuar edhe 5 raste të reja, 2 prej të cilave në Kavajë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se në total, në gjithë Shqipërinë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 64, ku numri më i lartë është në Tiranë. Ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.

•Tiranë 45 qytetarë
•Durrës 5 qytetarë
•Lushnje 2 qytetarë
•Elbasan 2 qytetarë
•Fier 6 qytetarë
•Rrogozhinë 2 qytetarë
•Kavajë 2 qytetar

5 raste të reja, 3 janë italianë

– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri
– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja

32 në spitalin infektiv

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Vazhdojnë testimet

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.  Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19.

Apeli për qytetarët

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!  Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes! Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME