Categories Lajme

Zgjidhet ngërçi për ministrin e Jashtëm, Rama propozon emrin e tij te Presidenti

Në kulmin e replikave te forta mes Kryeministrit dhe Presidentit, lidhur me mosdekretimin e ministrit te Jashtem, duket se eshte gjetur zgjidhja e ngercit qe po mban pezull kreun e institucionit te rendesishem.

Burime per “Panorama” bejne me dije se ne situaten e krijuar, pas perplasjes me Presidentin Meta, per mosdekretimin e Gent Cakajt si minister i Jashtem, do te jete vete Rama qe pritet te marre drejtimin e institucionit te rendesishem.

Të njëjtat burime pohojne se kryeministri Edi Rama pritet të cojë emrin e tij ne tavolinen e Presidentit Ilir Meta per postin e mbetur bosh, ende te padekretuar nga kreu i shtetit.

Post qe thuhet se do ta mbaje deri ne momentin qe Gjykata Kushtetuese te shprehet per ngercin e krijuar mes tij dhe Presidentit lidhur me ceshtjen e mosdekretimit.

Kujtojme se per kete opsion “Panorama” ka shkruar teksa zbardhi detaje nga takimi koke me koke i Rames me Meten.

Takimi zgjati rreth 20 minuta dhe Meta i njoftoi Ramës arsyet pse nuk do ta dekretonte Gent Cakajn.

Burime bëjnë të ditur se gjatë takimit, Meta i ka sugjeruar Edi Ramës që të ndjekë shembullin e Kryeministrit Aleksis Tsipras dhe të jetë ai që të marrë përsipër edhe funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Partia Socialiste ka mbledhur sot Kryesinë për herë të parë për vitin 2019 ku ka diskutuar rreth situatës politike në vend.
Mësohet se në këtë mbledhje do të diskutohet dhe për çështje organizatave të PS në funksion të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Pritet dhe diskutim mbi situaten aktuale politike pas perplasjeve kryeministri-presidence mbi çështjen e ministrit te Jashtëm.

Kujtojmë që mbledhja e fudnit e Kryesisë së PS ishte në datën 29 dhjetor të vitit të kaluar, ku sërish u diktua në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit por dhe për ngritjen e strukturave të reja të partisë./PANORAMA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Europa projekton të ardhmen me Inteligjencë Artificiale, Rama bën propagandë me Diellën

Në momentin kur bota po hyn në një garë të re industriale, atë të Inteligjencës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më goditën pas koke”/ U dhunua në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e Kujtim Cakranit

Avokati, Kujtim Cakrani, është dhunuar mesditën e së dielës (8 Shkurt), në ambientet e një karburanti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në Rovato të Italisë, përfundoi me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Cakrani: Më goditën pas koke

Kujtim Cakrani, avokati  dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME