Categories Lajme

Zhbllokohet situata në Kapshticë, bie ndjeshëm radha e gjatë në doganë

Duket se radhës së gjatë të krijuar në doganën e Kapshticës i ka ardhur fundi. Fluksi i  udhëtarëve ka rënë ndjeshëm dhe radha e gjatë kilometrike është shkurtuar ndjeshëm. Më herët ditën e sotme vargu i gjatë i automjeteve që prisnin kalonte fshatin Kapshticë. Një pjesë e udhëtarëve janë kthyer në qytetet e tyre në pamundësi për të kaluar doganën pasi nuk kishin plotësuar dokumentet përkatëse online në portalin e vendosur nga shteti grek. Fluksi i krijuar nga udhëtarët lidhet me vendimin e qeverise greke për karantinimin 7 ditor pas datës 16 gusht.

Gjithashtu testi Covid krijonte radhë pasi identifikimi, marrja e të dhënave dhe procedurat e tjera përkatëse kërkojnë kohën e duhur. Mijëra qytetarë dhe qindra automjete qëndruan me orë të tëra në temperatura të larta në pritje për të kaluar doganën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME