Categories Lajme

Zhduken dy persona në Fier dhe Lushnje

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Lushnjes dhe Fierit, për shkak se janë larguar nga banesa e tyre, në rrethana ende të panjohura.Bëhet fjalë për një 57-vjeçar në Lushnje, i cili vuan nga sëmundja e depresionit, dhe për një 29-vjeçar në Fier, denoncimi për të cilët është bërë nga vëllai dhe nëna.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit I. N., 57 vjeç, banues në fshatin Çiflik i Ri, Lushnjë, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim vëllai i tij se 57-vjeçari (i cili vuan nga sëmundja e depresionit) është larguar nga banesa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit J. H., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim nëna e tij se djali është larguar nga banesa. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME